Liga e Evropës, ja rezultatet e pjesëve të para

Futboll

Liga e Evropës, ja rezultatet e pjesëve të para

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Kanë përfunduar pjesët e para në tetë ndeshjet e Ligës së Evropës, të cilat janë duke u zhvilluar nga orari 18:45.

Pas 45’ minutave lojë, skuadrat si Galatasaray, Genk dhe Legia e Warsawes gjenden në epërsi minimale kundër kundërshtarëve të tyre, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Galatasaray gjen vetën në epërsi prej 1:0 kundër Lokomotiv Moscow, njëjtë sikurse Genk që është në avantazh kundër West Ham United.

Ndërsa në përballjen mes lojtarëve kosovarë, respektivisht në atë mes Legias dhe Napolit, momentalisht skuadra nikoqire dhe ajo e Lirim Kastratit është në epërsi prej 1:0 kundër Napolit të Amir Rrahmanit.

Rezultatet e pjesëve të para në tetë ndeshjet të cilat po zhvillohen nga ora 18:45 në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë:

Brondby 1 – 0 Rangers

Galatasaray 1 – 0 Lokomotiv Moscow

Genk 1 – 0 West Ham United

Legia 1 – 0 Napoli

Lyon 0 – 0 Sparta Prague

Monaco 0 – 0 PSV

Olympiacos 1 – 1 Eintracht Frankfurt

Real Sociedad 0 – 1 Sturm Graz

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat