Marrin fund sikletet e Partizanit

Futboll

Marrin fund sikletet e Partizanit

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Marrin fund sikletet e Partizanit

Me ndeshjen e parë të Kupës në Lezhë, që e fituan 1-0 me golin e Zhuniorit nga pika e bardhë e penalltisë, mendohet se kanë marrë fund edhe sikletet e Partizanit.

Në këtë transfertë, përveç kthimit te fitorja u shlyen edhe dy dënimet e dhëna nga Disiplina. Pas drejtimit nga tribuna ndaj Egnatias në kampionat dhe Besëlidhjes në Kupë, ndaj Kastriotit kthehet në pankinë trajneri Ilir Daja.

Gjithashtu, është shlyer edhe pezullimi i tifozëve të kuq, të cilët ndaj krutanëve mund ta mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumeve. Gjithsesi, tifozët mbeten në provë, pasi pezullimi ka qenë katër ndeshje, por gjysma është hequr me kusht nga Komisioni i Disiplinës.

Në këtë takim pritet që të kthehet si titullar edhe mesfushori Ergys Kaçe, i cili me 30 minutat e luajtura në Kupë tregoi se e ka kaluar problemin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat