Arsenali tregon se kur do t’u rikthehet Granit Xhaka

Futboll

Arsenali tregon se kur do t’u rikthehet Granit Xhaka

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Arsenali tregon se kur do t’u rikthehet Granit Xhaka

Arsenali, përmes një komunikate të lëshuar, ka njoftuar tifozët rreth gjendjes së futbollistëve të lënduar.

Jashtë fushave për “Tropçinjët” aktualisht kanë mbetur mbrojtësi skocez Kieran Tierney dhe mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Sa i përket gjendjes së skocezit, lëndimi i tij nuk është serioz dhe ekziston mundësia të rikthehet edhe në fundjavë.

Ndërkohë, klubi londinez ka dhënë edhe lajmin se kur do t’u rikthehet stërvitjeve të plota Granit Xhaka.

Xhaka pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë më 26 shtator, teksa pas vitit të ri pritet rikthimi i plotë në stërvitje.

“Granit Xhaka ka të lënduar gjurin e djathtë, por është duke bërë përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit. Xhaka vuan nga një lëndim i ligamentit medial të gjurit të pësuar më 26 shtator”.

“Synimi aktual është që Graniti të rikthehet në stërvitje të plota në fillim të vitit të ri”, ka shkruar faqja zyrtare e Arsenalit.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje për Arsenalin, para se të pësonte lëndimin në derbin londinez ndaj Tottenham Hotspurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat