Publikohet biseda në mes të Neymar dhe Szoboszlai

Futboll

Publikohet biseda në mes të Neymar dhe Szoboszlai

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Publikohet biseda në mes të Neymar dhe Szoboszlai

Dominik Szoboszlai i hoqi fitoren dhe vendin e parë PSG-së në Champions League, me golin e shënuar me penallti në minutën dytë shtesë.

Ndeshja në fushën e RB Leipzig përfundoi 2-2, ndërkohë që Neymar tentoi të shpërqendronte mesfushorion hungarez në momentin e goditjes së 11-metërshit.

Szoboszlai e tregoi këtë në intervistën e dhënë pas ndeshjes: “Neymar po më pyeste ‘a do shënosh’ dhe unë i thashë po. Ai më tha ‘a je i sigurt’ dhe i thashë që kurrë nuk i humbas. Kështu ndodhi”.

Mesfushori hungarez i RB Leipzig deri më tani ka ekzekutuar 11 penallti dhe në të gjitha rastet e ka dërguar topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat