Enrique ka bërë publike listën e futbollistëve

Futboll

Enrique ka bërë publike listën e futbollistëve

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:41
Enrique ka bërë publike listën e futbollistëve

Luis Enrique ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do të grumbullojë për ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit “Katar 2022” kundër Greqisë më 11 nëntor në Athinë dhe ndaj Suedisë më 14 të këtij muaj në stadium “La Cartuja”.

“La Furia Roja” duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet për të qenë e sigurt në vendin e parë. Në mungesë të protagonistëve të tillë si Ferran, Pedri, Marcos Llorente, Oyarzabal dhe Gerard Moreno, lajmi i madh është kthimi në kombëtare i Ansu Fatit pas një viti.

Surprizë edhe grumbullimi i Brahim Díaz. Kthehen nën urdhrat e Enriques Carvajal dhe Rodrigo Moreno.

Ekipi më shumë i përfaqësues te përfaqësuesja e Spanjës është Barcelona me pesë lojtarë. Pas nëntë muajsh, kthehet në kombëtare Reali i Madridit me Dani Carvajal.

25 të thirrurit nga Luis Enrique:

Portierë: Unai Simón, De Gea y Robert Sánchez.

Mbrojtës: Azpilicueta, Carvajal, Pau Torres, Eric García, Laporte, Iñigo Martínez, Gayà dhe Jordi Alba.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Gavi.

Sulmues: Morata, Ansu Fati, Dani Olmo, Yeremy Pino, Sarabia, Rodrigo, Fornals dhe Brahim Díaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat