Vinicius do të nënshkruaj kontratë afatgjate

Futboll

Vinicius do të nënshkruaj kontratë afatgjate

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:12
Vinicius do të nënshkruaj kontratë afatgjate

Vinicius Junior raportohet se do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin, pas përfundimit të sezonit.

“ABC” shkruan se Vinicius me kontratën e re, do të mbetet i lidhur me Real Madridin deri në verën e vitit 2028. Kontrata aktuale e tij, është e vlefshme deri më 30 qershor 2024,

Reprezentuesi brazilian me kontratën aktuale fiton 3.5 milionë euro në vit, kurse me kontratën e re, ai do të marrë të paktën 5.5 milionë euro në vit, sipas gazetës spanjolle.

Gjithashtu, në kontratën e re thuhet se do të përfshihet edhe klauzola e lirimit prej 1 miliard eurove.

Në 15 ndeshje për Real Madridin këtë sezon, Vinicius ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat