Galatasaray kërkon përsëritjen e ndeshjes

Futboll

Galatasaray kërkon përsëritjen e ndeshjes

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Galatasaray kërkon përsëritjen e ndeshjes

Jemi mësuar shpesh me gabimet e arbitrave, por ky që ka ndodhur në një kompeticion madhor si Europa League duket se do të mbahet mend gjatë, pasi ka shkaktuar që tani polemika dhe mund të pasohet me përsëritjen e ndeshjes.

Në përballjen mes Galatasaray-t dhe Lokomotivës së Moskës, e luajtur mbrëmjen e 4 nëntorit, arbitri zviceran Sandro Scharen i nxori dy herë kartonin e verdhë futbollistit të skuadrës ruse, Dmitri Zhevoglyadov, por harroi t’i japë të kuqen.

Episodi ka ndodhur në minutat shtesë të ndeshjes, ku mbrojtësi është ndëshkuar fillimisht për një faull dhe më pas për përfshirjen në një episod tensioni me kundërshtarët, megjithatë arbitri nuk ka qenë i kujdesshëm t’i tregojë të kuqin.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Galatasaray-t të organizohen në rrjetet sociale dhe të bëjnë thirrje për përsëritjen e ndeshjes, duke evidentuar parregullsinë, megjithatë vendimi pritet të merret nga UEFA në ditët e ardhshme.

Sfida përfundoi 1-1, një rezultat që nuk i shkon fort për shtat Galatasara-y, që tani “fërkon duart’ dhe shpreson të riluajtjen e saj, megjithatë episodi është i paprecedentë dhe nuk mund të parashikohet si mund të veprojë UEFA në raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat