Italia me probleme para ndeshjes me Zvicrën

Futboll

Italia me probleme para ndeshjes me Zvicrën

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Mancini

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci po shqetësojnë trajnerin e Italisë, Roberto Mancini.

Dy futbollistët, thelbësorë për Juventus-in e Massimiliano Allegri-t dhe Axurrët, kanë probleme fizike dhe kjo është konfirmuar edhe në ndeshjes e së shtunës që Juventus ka luajtur kundër Fiorentina-s, me dyshen e mbrojtjes që nuk ka zbritur në fushë.

Shqetësime fizike që mund të vënë në rrezik serioz praninë e tyre në s fidën më delikate pas Europianit për Italinë: përballja direkte me Zvicrën 12 nëntorin e ardhshëm që vlen vendin e parë në grupin kualifikues për Katar 2022.

Bonucci ka patur një shqetësim muskulor pak orë para ndeshjes me Fiorentina-n dhe ka qenë i detyruar të dorëzohet. Për sa i takon  Chiellini-t, edhe ky ka patur në problem pk minuta para sfidës me skuadrën vjollcë.

Të dy do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Mancini-t, por ka shumë mundësi që të mos jenë në fushë. Nëse kjo do të ndodhë, vendin e tyre do ta marrin Acerbi dhe Bastoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat