Italiani do të përfitojë një kontratë faraonike

Futboll

Italiani do të përfitojë një kontratë faraonike

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Italiani do të përfitojë një kontratë faraonike

Antonio Conte ka nisur një aventurë të re, këtë herë në krye të Totenhemit.

Italiani do të përfitojë një kontratë faraonike në Angli. Tekniku u intervistua nga komediani Stefano Korti, për emisionin satirik ‘Le lene’ lidhur me rrogën e tij.

Korti i dha Kontes një maskë të Salvadore Dali nga seriali i famshëm ‘La Casa de Papel’, duke ironizuar disi të ardhurat aktuale të teknikut.

“Po, por nuk është ashtu siç duket. Nëse bën një punë të mirë atëherë është normale të marrësh kaq shumë. Unë punoj me skuadra në elitë kështu që është e drejtë që të paguhem”, tha 52 vjeçari.

Konte foli gjithashtu dhe për objektivat e tij deri në fund të sezonit.

“Të arrijmë në 4 vendet e para do të jetë një sfidë e vështirë. Do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe në Konferencë Ligë”.

Antonio Konte firmosi për 18 muaj me Totenhem me një pagë 17 milionë euro në sezon, duke zëvendësuar Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua nga klubi. ‘Mjelmat’ aktualisht ndodhen në vendin e 9 me 16 pikë, në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat