Tudor: Nuk mund t’ia propozoj dikujt si Ronaldo

Futboll

Tudor: Nuk mund t’ia propozoj dikujt si Ronaldo

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Tudor: Nuk mund t’ia propozoj dikujt si Ronaldo

Igor Tudor, mori drejtimin e Veronës më datë 14 shtator të vitit 2021 teksa pasoi në këtë detyrë Eusebio Di Françeskon i cili u shkarkua nga drejtuesit për mungesën e rezultateve.

Prej atij momenti kur kroati është vënë në krye të veronezëve, skuadra ka ndryshuar tërësisht sjellje në fushë. Tudor dhe të besuarit e tij kanë mbledhur pikë të rëndësishme ndërsa luajnë një futboll tërheqës dhe kanë mposhtur Juventusin, Lazion, Romën e së fundmi ndalën në një barazim Napolin.

Sakaq, duket se sekreti i Tudor qëndron te mënyra e stërvitjes, ritmi dhe sakrifica në fushë. Së fundmi, tekniku 43-vjeçar ka pranuar se stili i tij i lojës nuk është për klube të mëdha dhe se një lojtar si Ronaldo nuk do të ishte dakord me idetë e tij.

“Njerëzit që vijnë në stadium ditët e sotme nuk duan të shohin një futboll në pritje të kundërshtarit. Për të luajtur këtë lloj futbolli duhet të stërvitesh shumë fort. Por, kam djem të mirë, të përulur dhe që sakrifikojnë.

Do të ishte e vështirë të përdorje metodat tona në një top klub, ndoshta do të gjenim një kompromis, por sigurisht këtë modul loje që aplikoj aktualisht nuk mund t’ia propozoj dikujt si Ronaldo”, u shpreh Tudor, i cili CR7 e njeh nga afër duke qenë se ishte pjesë e stafit të Andrea Pirlos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat