Barcelona vazhdon të mbetet një klub tërheqës

Futboll

Barcelona vazhdon të mbetet një klub tërheqës

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:27
Barcelona vazhdon të mbetet një klub tërheqës

Pep Guardiola refuzoi të përjashtonte mundësinë që një prej yjeve të tij të Mançester Sitit të largohet drejt Barcelonës. Ka kohë që katalanasit flitet se janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit Rahim Sterling. Dhe ish-klubi i tij mund të bëjë një ofertë lojtar (flitet Frenki de Jong) plus para për të transferuar në “Camp Nou” 26-vjeçarin.

Guardiola nuk iu referua specifikisht Sterlingut në daljen e tij të fundit publike, por pranoi gjatë një eventi golfi për bamirësi nga vendlindja e tij, se ai nuk mund të përjashtojë transferimin e ndonjë prej futbollistëve të tij drejt Barcelonës në të ardhmen. “Sinqerisht nuk ia kam idenë”, tha trajneri përmes “Manchester Evening News”.

“Unë nuk di asgjë. Por nuk është se do t’ua thosha, gjithsesi. Nëse Barcelona është e interesuar për ndonjë nga lojtarët tanë, unë jam i bindur se ata mund t’i marrim. Barcelona vazhdon të mbetet një klub tërheqës, madje më shumë sesa tërheqës. Qyteti, klubi, historia janë gjithnjë shumë joshëse për trajnerët dhe për futbollistët.

Nëse Barcelona është e interesuar për ndonjë nga futbollistët tanë, ata do të fusin një makineri në operacion, një anije. Barcelona mund të përdorë mediat e saj për të ndikuar te transferimet. Kjo është një nga ato gjëra që bën klubi. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, të mirë apo të keqe”, tha Pep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat