Shqipëria U19 e nis me humbje të thellë

Futboll

Shqipëria U19 e nis me humbje të thellë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:47
Shqipëria U19 e nis me humbje të thellë

Starton me një humbje të thellë 4-0 ndaj Francës, edicioni eliminator i Euro 2022-shit për Shqipërinë U19, që e pati shumë të vështirë të bënte më mirë në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Egnatia Arena”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu e nisën mirë ndeshjen dhe madje dërguan topin të parët në rrjetë, por goli u anulua nga arbitri, ndërsa më pas francezët morën avantazhin pas një rrëmuje në zonë.

Në fundin e pjesës së parë ishte sulmuesi Abline që shënoi dy herë radhazi dhe mbylli llogaritë e ndeshjes, ndërsa rezultati u vulos në pjesën e dytë nga Tchouna, i cili ekzekutoi saktë një penallti.

Kjo ishte ndeshja e parë e kuqezinjve, të cilët në harkun e një jave do të luajnë edhe dy sfida të tjera, fillimisht përballë Serbisë e më pas ndaj Maqedonisë së veriut, të dyja në “Elbasan Arena”.

Francë U19-Shqipëri U19 4-0 Virginius 28′, Abline 35′, 40′, Tchaouna 64′ (Pen).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat