Granit Xhaka befason, ndez Zvicrën: Ju e dini!

Futboll

Granit Xhaka befason, ndez Zvicrën: Ju e dini!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Granit Xhaka befason, ndez Zvicrën: Ju e dini!

Futbollisti i spikatur i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, anëtar i Arsenalit, ka kohë që mungon për shkak të një lëndimi.   

Xhaka befason të gjithë, me deklaratën e tij, ndez Zvicrës para sfidës (me 12 nëntor) si finale me kampionin e Evropës, Italinë.

Kapiteni Granit Xhaka iu drejtohet kolegëve të kombëtares zvicerane me një mesazh emocionues para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror

 “Gëzohem që ju shoh sërish, shpresoj të jeni mirë dhe të jeni në formë dhe të mirë”, thotë Xhaka, transmeton "Blick".

"Dijeni se, ne mund t'i mposhtim ata", ka thënë Xhaka.

Për lojën, Xhaka i thotë skuadrës së tij: “Ju e dini se çfarë prisni të premten. Tashmë kemi arritur shumë gjëra së bashku, kemi luajtur lojëra të mëdha.

Ne e dimë se mund t'i ngacmojmë dhe madje t'i godasim. Ju e dini që ne ju mbështesim dhe jemi të pasionuar për këtë. Gjithë të mirat dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, janë fjalët e Xhakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat