KF Ferizaj: Po rikthehen shikuesit në përkrahje të klubit tonë

Futboll

KF Ferizaj: Po rikthehen shikuesit në përkrahje të klubit tonë

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:44
KF Ferizaj: Po rikthehen shikuesit në përkrahje të klubit tonë

Ferizaj synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit kanë ecuri fantastike të rezultateve, shtatë ndeshjet e fundit dhe po aq fitore. 

Ky klub kryeson me 23 pikë, ka një më shumë se Vushtrria në pozitën e dytë pas 12 jave në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Klubi ka kryetrajner Arbnor Morina i cili ka ndërtuar një ekip shumë të mirë. 

Po rikthehen shikuesit në përkrahje të klubit tonë.

Në ndeshjen e fundit kampionale, ku skuadra jonë zhvilloi ndeshjen ndaj KF Fushë Kosoves , stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur nga tifozët tanë, të cilët gjatë tërë ndeshjes i dhanë motiv edhe më të madhë futbollistëve tanë që të arrijnë fitoren, dhe të jenë lider në tabelë. 

Kjo falë paraqitjeve dhe rezultateve shume pozitive të djelmoshave tanë, dhe organizimit shume të mirë të klubit. 

Futbolli luhet për tifozë, sepse pa tifozë nuk ka atmosferë. Tifozët na kanë munguar shumë pasi që ka kohë kur stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur me tifozë si në ndeshjen e fundit. 

Tani edhe qytetarët dhe tifozët e kanë kuptuar se klubi ynë është  shume më i organizuar dhe më serioz, dhe me punën e madhe të bordit drejtues, aksionerëve, shtabit teknik dhe futbollistëve klubi ynë po vazhdon me paraqitje dhe rezultate pozitive. 

Ju falenderojmë të gjithëve që jeni në mbështetje të klubit tonë. Tani më shumë se kurrë futbollistët kanë nevojë për ju. Vazhdojmë së bashku deri në fund”, mburrret Feriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat