Vjen reagimi zyrtar i Agueros

Futboll

Vjen reagimi zyrtar i Agueros

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Vjen reagimi zyrtar i Agueros

Serxhio Augero mund të mos luajë më futboll.

Lajmin e bënë të ditur mediat spanjolle, pasi sulmuesi u identifikua me një problem në zemër dhe kjo e pengon të vazhdojë karrierën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i argjentinasit lidhur me këtë çështje.

Augero doli nga fusha në ndeshjen kundër Alavesh për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen.

33 vjeçari iu nënshtrua testeve dhe doli se ishte me aritmi. Mediat aluduan se ai nuk do të luante më futboll, por Aguero ka dhënë një deklaratë nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’.

“Pasi kam lexuar lajmet mund të them që jam duke ndjekur këshillat e doktorëve. Gjithashtu jam duke bërë testime dhe do të shoh gjendjen time brenda 90 ditëve. Qëndroni pozitiv”, thuhej në postim.

Në javët e ardhshme do të mësohet më shumë nëse ‘El Kun’ do të vazhdojë të dhurojë spektakël në fushën e blertë, apo do të var këpucët në gozhdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat