I jep fund karrierës

Futboll

I jep fund karrierës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:35
I jep fund karrierës

Sot Italia mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm për sigurimin e një bilete në Katar 2022 dhe në të njëjtën kohë, të harrojë atë që ndodhi 4 vite më parë, kur u eliminua nga Suedia dhe nuk shkoi në Botërorin e Rusisë.

Pikërisht sot, ka vendosur t’i japë fund karrierës si trajner, edhe njeriu që drejtonte “të kaltrit” në një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e futbollit italian, Gian Piero Ventura.

“Kam vendosur t’i jap fund karrierës si trajner, pasi nuk dua të përballem më me diskutime të fushës së futbollit.

Pas 37 vitesh në futboll, me shumë momente të bukura dhe të tjerë negativë, mendoj se është e drejta ime të merrem me jetën private tashmë.

Vitet kalojnë dhe unë duhet të shijoj jetën. I uroj shumë fat Mancinit dhe shpresoj që të shkojë në Botëror e të fitojë”, deklaroi Ventura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat