Befasuan Italinë, notat për Xherdan Shaqirin, Kastriot Imerin e Andi Zeqirin

Futboll

Befasuan Italinë, notat për Xherdan Shaqirin, Kastriot Imerin e Andi Zeqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Befasuan Italinë, notat për Xherdan Shaqirin, Kastriot Imerin e Andi Zeqirin

Kombëtarja e Zvicrës ka treguar zemër të madhe në “Olimpico” të Romës, duke importuar një pikë të madhe në duel me kampionin Evropës, Italinë.

Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 Italinë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.  

Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 79-të. 

Image

Faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”, Shaqirin e ka vlerësuar me notë 6.9.

Kastriot Imeri debutoi nga minuta e 69-të për Zvicrën, vlerësohet me notë 6.6 dhe sulmuesi Andi Zeqiri luajti nga minuta e 86-të, notohet 6.0.

Lojtar i ndeshjes është Giovanni Di Lorenzo i Italisë, me notën 7.5.

Italia kryeson në Grupin C me 15 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat