Gega, i habitur

Futboll

Gega, i habitur

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:39
Gega, i habitur

Trajneri i njohur, Skënder Gega në studion e SuperSport u shpreh se pjesa më e madhe e ndeshjes Angli-Shqipëri nuk ishte për tu shikuar dhe e krahasoi me një ndeshje boksi ku kundërshtari të vendos poshtë dhe nuk ka mëshirë.

“Personalisht para ndeshjes shpreha optimizëm, por u frikësova. Ishte ndeshje e vështirë. Nuk luajtëm të ekuilibruar. Nëse u japim shanse atëherë na shënojnë. Për mua ndeshja ishte pa ekuilibër, sidomos në pjesën e parë ku në çdo sulm mund te na shënonin

Është e pafalshme që të luajnë aq hapur me këtë kundërshtar si Anglia. Duhet të mbanin linjat. Për sa i përket Hysajt përpara ndeshjes tha që do ishte rezultat surprizë, por kjo nuk ishte. Ishte e anasjellta.

Unë e dija që ishte e vështirë por këtë se prisja. Ndeshjet e mira ndaj Hungarisë dhe Polonisë nuk ishin rastësi por ky ishte shorti. Ai që është profesionist e di që me Anglinë duhet të luash seriozisht. Kjo është si puna e boksit. Nëse të vënë poshtë nuk kanë mëshire. 5-0 në 30 e ca minuta tregon se s’ka funksionuar asgjë. Ishte totalisht zhgënjim. Mos harrojmë qe me Poloninë pësuam 4 gola. Nuk ndahet ndeshja me pjesë. Nëse krijon pak hapësira, dhimbja është më e vogël. Më vjen keq. Jemi brenda mundësive tona, vendi i 3 është klasifikim i mirë.

Pjesët e këqija? Pjesën më të madhe nuk funksionin asgjë. Duhet te guxonim në shumë gjera. Pjesa më e madhe e ndeshjes ishte një pamje që nuk do të doja ta shikoja”, u shpreh Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat