Shqipëria e Rejës përjeton mbëmjen më të errët

Futboll

Shqipëria e Rejës përjeton mbëmjen më të errët

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:09
Shqipëria e Rejës përjeton mbëmjen më të errët

“Mrekullitë ndonjëherë ndodhin“, kështu do të shprehej Edi Reja në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Një frazë kjo që edhe pse ndoshta jo e shprehur me zë të lartë, është sjellë në mendjen e çdo tifozi shqiptar. Të gjithë ëndërruam mrekullinë për një moment, por në fund u zgjuam në makthin anglez.

Vetëm 9 minuta mjaftuan që Anglia të tregonte forcën e saj, duke tundur rrjetën me anë të Maguere-s. E si për të mos u mjaftuar me kaq dy zëvendësime të detyruara, Kumbulla dhe Bare, vijnë për Rejën pa kaluar ende mirë shijen e hidhur të golit të parë.

Më pas “tre luanët” kanë shpërfytyruar tërësisht Shqipërinë duke tundur rrjetën edhe 4 herë të tjera brenda pjesës së parë. Harry Kane ka autorësinë e një tre golëshi këtë mbrëmje, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshi edhe Henderson.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë fitojnë më tepër kontroll të topit, por përsëri nuk ka dalin të shënojnë golin e nderit në “Uembli”. Stadium ky ku përjetuan një nga netët më të errëta nën drejtimin e Rejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat