Kështu vlerësohet Xherdan Shaqiri nga media e Zvicrës, pas barazimit me Italinë 

Futboll

Kështu vlerësohet Xherdan Shaqiri nga media e Zvicrës, pas barazimit me Italinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Kështu vlerësohet Xherdan Shaqiri nga media e Zvicrës, pas barazimit me Italinë 

Zvicra feston pikë e madhe në “Olimpico” të Romës.

Pikë që e mban ende në lojë për vend të parë në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Italia kryeson me 15 pikë sa ka edhe Zvicra, një ndeshja pa u mbyllë cikli kualifikues.

Tre futbollistë nga Kosova u paraqitën në petkun e Zvicrës, Shaqiri standard, ndërsa Kastriot Imeri nga minuta e 69-të e Andi Zeqiri nga ajo e 86-ta. Zvicra barazon me rezultat 1:1.

Media e njohur zvicerane “Blick”,  si gjithmonë i vlerëson lojtarët me nota. 

Xherdan Shaqiri u vlerësua me notë 4, ndërsa Widner është lojtar i ndeshjes, Imeri e Zeqiri mbeten pa nota, pasi që u futen vonë në ndeshje. 

Notat e lojtarëve sipas “Blick”:  Yann Sommer 3, Sulvan Widmer 6, Manuel Akanji 5, Fabian Schar 4, Ricardo Rodriguez 5, Denis Zakaria 5, Remo Freuler 4, Renato Steffen 4, Xherdan Shaqiri 4, Ruben Vargas 4, Noah Ocafor 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat