Një shqiptar fal Italinë

Futboll

Një shqiptar fal Italinë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Një shqiptar fal Italinë

Një shqiptar fal Italinë.

Andi Zeqiri futbollisti nga Kosova, që ka zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën humbi një rast flagrant në fundin e takimit ndaj Italisë.

Po të shënonte mund t’i jepte tre pikët përfaqësueses helvete, ndoshta dhe kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.

Zeqiri i hedhur në fushë vetëm në minutën e 86-të nga trajneri Murat Yakin.

Ai në minutën e 2-të shtesë pak çaste pas penalltisë së humbur nga Jorginho, me portën e boshatisur nuk arriti të godiste dhe të përfitonte nga një gabim i italianëve i portierit Donnarumma pas avancimit të mesfushorit Denis Zakaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat