Bëhet lojtari i parë anglez...

Futboll

Bëhet lojtari i parë anglez...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:15
Bëhet lojtari i parë anglez...

Mbrëmjen e djeshme ku Anglia triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Shqipërisë në stadiumin mitik “Wembley”, e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”,

Harry Kane ka shfaqur të gjithë potencialin e tij ndaj kuqezinjve ku realizoi dhe një tripletë.

Faqja zyrtare e eliminatoreve të Europianit, i ka bërë jehonë sulmuesit të Totenhemit i cili ka arritur një rekord unik në Britani.

28-vjeçari është bërë lojtari i parë i kombëtares së Anglisë i cili ka realizuar një het-trik perfektë, një gol me kokë, një me këmbën e majtë dhe një me të djathtën që nga koha e lojtarit Dejvid Plet në vitin 1993.

Një statistikë e veçantë kjo për sulmuesin e Totenhemit i cili me skuadrën e tij në Premier Ligë nuk po kalon një moment të mirë, por mesa duket ndaj Shqipërisë tregoi gjithë potencialin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat