Barcelona po përgatit kontratën e re për Gavin

Futboll

Barcelona po përgatit kontratën e re për Gavin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:28
Barcelona po përgatit kontratën e re për Gavin

Barcelona raportohet se është duke planifikuar të vazhdojë kontratën me talentin e ri, Gavin.

Barcelona është gati të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave për një kontratë të re me Gavin, sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano.

Bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me rritje rroge nga sezoni në sezon, teksa edhe vet lojtari dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.

Planin e drejtuesve të klubit katalunas për rinovimin e kontratës të 17-vjeçarit, e ka aprovuar edhe trajneri Xavi.

Ndryshe, Gavi gjatë këtij sezoni është paraqitur në 15-të ndeshje në të gjitha garat, duke bërë një asistim.

Mesfushori është pjesë edhe e Kombëtares A së Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat