Zvicra në alarm, pas Granit Xhakës, edhe një telashe tjetër 

Futboll

Zvicra në alarm, pas Granit Xhakës, edhe një telashe tjetër 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Zvicra në alarm, pas Granit Xhakës, edhe një telashe tjetër 

Kombëtarja e Zvicrës po ballafaqohet me telashe sa i përket lëndimeve të futbollistëve. 

Edhe një shqetësim i radhës për selektorin e Zvicrës, Murat Yakin.

Sikur të mos mjaftonte. Pas Granit Xhakës, Breel Embolo, Nico Elvedi, Steven Zuber, Haris Seferoviq dhe Christian Fassnacht, numri i të lënduarve do të jetë edhe më i madh para sfidës me Bullgarinë.

“Ricardo Rodriguez u zëvendësua për shkak problemeve muskulore”, shkruan “Blick”. 

Nga ana tjetër, Manuel Akanji do të mungojë për shkak të një ndëshkimi me karton të verdhë. Kjo do të thotë, se Akanji – Elvedi, nuk do jenë kundër Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat