Franca poshtëron Kazakistanin

Futboll

Franca poshtëron Kazakistanin

Nga: K.Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:33

Franca, kampioni në fuqi i botës, poshtëron me rezultat 8:0 Kazakistanin.

Kazakët pësuan humbjen me të rëndë në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kylian Mbappe – shënues i katërfishtë, nuk tregoi aspak mëshirë për rivalin. 

Golat i realizuan Mbappe (6', 12', 32', 87’), Benzema (55' e 59'), Rabiot (75'), Griezmann (84' – nga penalltia).

Franca është në vend të parë me 15 pikë, 4 më shumë se Finalnda dhe Kazakistani në fund me 3 sosh. 

Franca siguron kualifikimin për Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat