Rrezikojnë rënien

Futboll

Rrezikojnë rënien

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:03

Blerja e Newcastle nga fondi saudit PIF nuk është parë me sy të mirë nga shumë klube angleze, të cilat u mblodhën menjëherë për të bllokuar disa rrugë sponsorizimi dhe për të bërë edhe më të vështirë punën e arabëve në krye të “Magpies”.

Këta të fundit janë në pozita mjaft të vështira në renditjen e Premier League dhe rrezikojnë rënien, ndaj drejtuesit e rinj të klubit janë vënë në lëvizje për të afruar 3-4 futbollistë me peshë në muajin janar, por edhe ky duket një mision i vështirë.

Sipas mediave britanike, klubet angleze kanë bërë një pakt të heshtur për të mos shitur futbollistë te Newcastle, pasi e kanë më mirë të shohin “Magpies” të bien nga kategoria, sesa të marrin paratë e tyre në merkato.

Deri tani drejtuesit e Newcastle kanë shfaqur interes për disa futbollistë nga Premier League, por nuk kanë nisur negociata me asnjë prej tyre, ndaj do të duhet të shohin në tregun europian për të përforcuar ekipin.

Aktualisht Newcastle pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje, ndërsa së fundi drejtimi i ekipit iu besua trajnerit Eddie Howe, i cili ka misionin të mbajë skuadrën në elitën e futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat