Ballkani fiton ndeshjen miqësore ndaj Istogut

Futboll

Ballkani fiton ndeshjen miqësore ndaj Istogut

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Ballkani fiton ndeshjen miqësore ndaj Istogut

Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në kuadër të pushimit ndërkombëtar.

“Portokallezinjtë” fituan 1-3 në udhëtim te skuadra e Istogut që bën gara një rang më poshtë.

Dygolat e Berishës dhe një i Emërllahut vulosën fitoren e skuadrës së Bekim Isufit në stadiumin “Demush Mavraj”.

Gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, Ballkani zhvilloi një miqësore me 10 nëntor ndaj Fushë Kosovës në Suharekë, në të cilën triumfoi me rezultat 3-2.

Ndryshe, Ballkani është lider i Superligës pas 13 xhirove të para, duke mbledhur 24 pikë, me gjashtë fitore, gjashtë barazime e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat