Ambicioz

Futboll

Ambicioz

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:48
Kroos

Toni Kroos ndihet për mrekulli te Real Madrid.

Mesfushori gjerman ka lënë pas krahëve shqetësimet fizike, është rikthyer në formë dhe ndaj Rayo Vallecanos gjeti golin e parë sezonal në La Liga.

31-vjeçari ka dhënë një prononcim interesant për kanalin zyrtar të klubit.

“Ndihem mirë. M’u desh pak kohë të kaloja dëmtimin, por tani e shoh që ndihem shumë mirë.

Kjo periudhë e ndeshjeve të kombëtareve do të më shërbejë të pushoj e rikuperoj energjitë. Gjashtë ndeshjet e fundit i kam luajtur pothuajse të plota dhe tani më duhet të bëj një punë më specifike.

Goli ndaj Rayos? Më pëlqen të shënoj, por ka gjëra më të rëndësishme për t’i dhuruar skuadrës. Nuk jam një tip që shënoj shumë, por gëzohem shumë kur dërgoj topin në rrjetë, sidomos në ndeshjet shtëpiake”.

Më pas një koment në lidhje me objektivat e Real Madrid.

“Në këtë klub duhet të fitosh çdo trofe të mundshëm. Për mua, kryesorja është të zhvilloj një sezon pozitiv dhe pa dëmtime.

Rëndësi ka të ndihem mirë, më pas sukseset do të vijnë. Jemi një grup që po zbavitemi dhe duam të fitojmë.

Mund të them që duam të fitojmë kampionatin dhe Champions League, por e dimë se do të jetë e vështirë“, deklaroi Toni Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat