Mbrojtësi i kombëtares mbetet në Itali

Futboll

Mbrojtësi i kombëtares mbetet në Itali

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Mbrojtësi i kombëtares mbetet në Itali

Arlind Ajeti më në fund arrin që të gjejë skuadër. Ish-futbollisti i Kombëtares ka kryer vizitat mjësore tek skuadra e Padovas, dhe pritet që të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare. Sipas mediave italiane, klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në orët në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Arlind Ajeti është pa ekip prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Reggianën, që nuk siguroi dot qendrimin në Serie B. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka të drejtë të firmosë me çdo ekip si lojtar i lirë, pavarësisht se nuk jemi në një periudhë merkato.

Pavarësisht se ka më shumë se katër muajë e gjysmë pa skuadër, drejtuesit e Padova-s besojnë tek eksperienca e mbrojtësit të lindur në Bazel, duke shpresuar se do jetë një element që do ndihmojë ekipin për t’u ngjitur në Serie B.

Padova garon në Serie C, ku pretendon ngjitjen një kategori më sipër. Dëmtimi i Nahuel Valentinit ka ndikuar që drejtuesit e Padovës të kërkojnë shërbimet e Ajetit.

28-vjeçari është aktivizuar më parë në Itali dhe me Frosinonen, Torinos, Crotones dhe Reggiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat