Pritet të largohen Nketiha dhe Lacazette

Futboll

Pritet të largohen Nketiha dhe Lacazette

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Pritet të largohen Nketiha dhe Lacazette

Arsenali pritet që të ketë ndryshime në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediet angleze.

Eddie Nketiha dhe Alexandre Lacazette do të largohen nga skuadra londineze.

Sulmuesit në fjalë nuk kanë pranuar vazhdimin e kontratës, e cila u skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Lacazette pritet të transferohet në La Liga tek Atletico Madridi, me të cilën skuadër ka nisur bisedimet.

Ndërsa sulmuesi anglez Nketiah po kërkohet nga skuadra të njohura në Premierligë.

Me largimin e këtyre dy lojtarëve, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar nga klubi të sjellë përforcime.

Të dy lojtarët do të largohen me parametra zero.

Pjesë e Arsenalit është edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat