Tite ndez atmosferën e klasikes

Futboll

Tite ndez atmosferën e klasikes

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:12
Tite ndez atmosferën e klasikes: Duel fantastik, Argjentinë-Brazil

Brazili është një nga nëntë kombëtaret që kanë siguruar një biletë në Botërorin Katar 2022 deri tani.

Në orët e para të ditës së mërkurë (00:30), pesë herë kampionët e botës luajnë në San Juan kundër Argjentinës, e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022.

Pavarësisht se objektivi i kualifikimit është siguruar, trajneri Tite pret që djemtë e tij të sigurojnë rezultat pozitiv në klasiken e futbollit amerikano-latin. “Argjentinë-Brazil është gjithmonë një ndeshje fantastike, kjo falë kualitetit teknik individual të të dyja skuadrave.

Është një sfidë Botërori me një histori të madhe. Brazili im është gati të luajë në çdo stadium, mjaftojn që tapeti i fushës të jetë i mirë”, theksoi trajneri i Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat