Demollari i bindur: Me këtë skuadër jemi në Euro 2024

Futboll

Demollari i bindur: Me këtë skuadër jemi në Euro 2024

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:45
Demollari i bindur: Me këtë skuadër jemi në Euro 2024

Fundi i një edicioni eliminator është gjithmonë ideal për të bërë edhe analizat e duhura.

Shqipëria mbylli kualifikueset e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’ në kuotën e 18 pikëve, duke siguruar vendin e tretë në grupin e saj.

Grupi eliminator i kuqezinjve ishte i vetmi që kishte në përbërje 3 skuadra që morën pjesë në Europian, si Anglia, Polonia dhe Hungari, gjë që tregonte se nuk ishte aspak e lehtë kjo fushatë eliminatore. Për të komentuar ecurinë e Shqipërisë, Newsport ka zhvilluar një intervistë me legjendën e futbollit shqiptar, Sulejman Demollarin.

– Demollari, mbyllen kualifikueset për kuqezinjtë, 18 pikë dhe vendi tretë. Si ju duk ecuaria skuadrës tonë kombëtare?

Duhet ta vlerësojmë përfaqësimin e Kombëtares në këto eliminatore. Që nga momenti i hedhjes së shortit, kam thënë që kishim një short jo të favorshëm dhe duhet ta pranojmë se ishin kundërshtarë të vështirë dhe shumë cilësorë.

Arritëm të sigurojmë vendin e tretë në grup, duke lënë pas në renditje një skuadër të madhe si Hungaria. E pamë të gjithë në verë gjatë Europianit forcën e asëj skuadre, të cilën ne e mundëm në të dyja ndeshjet, ashtu siç e pamë edhe në grupin tonë ku barazoi ndaj Anglisë dhe mundi Poloninë.

Të lësh pas një skuadër me histori si Hungaria, që ne nuk i kishim shënuar asnjëherë në histori, me investimet dhe vlerën që ka, është padiskutim sukses. Nëse duhet ti vendos një notë këtyre eliminatoreve, nota ime është shumë pozitive.

– Ndonjë keqardhje?

Sigurisht që të gjithë do donim të bënim diçka më shumë në ndeshjet me Poloninë, ku si në transfertë dhe në shtëpi u provua të merrej rezultati pozitiv, por shumë faktorë ndikuan që mos të prekeshin rezultatet pozitive. Nuk është e lehtë për Shqipërinë të shkoj në një finale me 8 mungesa, ashtu siç nuk duhet të harrojmë se episodet në ndeshjen e parë në Varshavë na penalizuan. Por siç e thashë edhe më lart, dua ti vlerësoj këto eliminatore sepse përvec se lamë prapa një skuadër si Hungaria, trajneri arriti ti japë shansin shumë lojtarëve në këto eliminatore që u provuan, debutuan dhe siguruan një vend në skuadër në vitet e ardhshme. Duke filluar nga mbrojtja me Mihajn, në mesfushë me Bajramin e në sulm me Brojan e Muçin që sot janë vetëm 20 vjeç.

– Si ju duket e ardhmja e Kombëtares? Mund të arrijë kjo skuadër Europianin 2024?

Shqipëria është në rrugën e duhur.

Këtë e them me bindje. Kemi një skuadër të re në moshë, me element cilësorë, që luajnë në kampionate prestigjoze.

FSHF ka bërë një punë të mirë përsa i përket punës me ekipet e moshave dhe përzgjedhjen e të rinjve që luajnë kudo nëpër Europë, nga ku kanë ardhur edhe shumica lojtarëve në ekipin A. Kumbulla, Mihaj, Cokaj, Laçi, Bare, Bajrami, Broja, Muçi, e shumë të tjerë, janë lojtarë që vijnë nga 21 vjeçarët dhe kanë moshën në favor për ti dhënë Shqipërisë suksese të mëdha.

Kam shumë besim se kjo skuadër do na japë gëzime të mëdha. Unë besoj se i kanë të gjitha mundësitë e cilësitë për të shkuar në Euro2024, duke bërë gjëra të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat