Pedri: Unë i kam kërkuar babait t’i bëja flokët si Iniesta

Futboll

Pedri: Unë i kam kërkuar babait t’i bëja flokët si Iniesta

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Pedri: Unë i kam kërkuar babait t’i bëja flokët si Iniesta

Talenti i Barcelona-s, Pedri, është ndoshta lojtari që i afrohet më shumë në fushën e lojës Andres Iniesta-s, idhulli i tij i fëmijërisë.

Pedri ka zbuluar në një intervistë për mediat e kombëtares spanjolle se ka dashur të kishte edhe një model flokësh si ai.

“Isha te ebrberi bashkë me babanë time dhe në televizor po jepej një ndeshje e Barcelona-s.

Unë i kam kërkuar babait t’i bëja flokët si Iniesta, sepse ishte idhulli im.

Babai më ka parë dhe më ka thënë jo, sepse Iniesta ishte qeros dhe nuk mund të kisha një model flokësh të tillë”.

Të paktën ngjashmëria është rritur me topin në këmbë, deri në atë pikë sa Barça ka vendosur ta blejë nga Las Palmas, sepse ka parë tek ai cilësitë që ishin tipike të Don Andres.

Vetë Iniesta i ka thurur elozhe Pedri-t në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo-s:

“Gjëja që më pëlqen nga Pedri dhe kur zbret në fushë dhe ka topin në këmbë, nuk do të thoje kurrë se është 18 vjeç”, ka thënë ish-mesfushori i Barcelona-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat