Rast për Muriqin dhe Strakoshën kundër Juventusit

Futboll

Rast për Muriqin dhe Strakoshën kundër Juventusit

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:21
Rast për Muriqin dhe Strakoshën kundër Juventusit

Imobile, Adekanie, Marushiç dhe Laxari, katër nga 9 të padisponueshmit e Lacios në ditën e djeshme kur gjatë mbrëmjes listës iu bashkua edhe Pedro.

Në këto kushte trajneri Sarri po përballet me një buletin lufte, ndërkohë që ka vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Juventusin e programuar për të shtunën në orën 18:00 në “Olimpico” të Romës.

Praktikisht, formacioni për sfidën e radhës do të jetë i diktuar nga mjekët e klubit të cilët po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur edhe Pepe Reinën që ka një problem në muskulin e parakrahut.

Nëse portieri nuk ia del, në portë do të luajë Thomas Strakosha, i cili është paraqitur në klub pas dy ndeshjeve titullar me Shqipërinë. Pavarësisht pesë golave të anglezëve, portieri nuk mban pesha specifike faji, ndërkohë që ndaj Andorrës nuk u ndëshkua.

Forma e tij duket e mirë dhe Sarri mund t’i besojë pa frikë. Diskutim i ngjashëm vjen për Muriqin. Sulmuesi duhet të mbajë i vetëm peshën e sulmit, pasi Imboile ka një problem në pulpë, ndërkohë që edhe Pedro ka shqetësime muskulore që kompromentojnë grumbullimin e tij për sfidën e fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat