Dy akuza të reja për përdhunim në drejtim të tij

Futboll

Dy akuza të reja për përdhunim në drejtim të tij

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Dy akuza të reja për përdhunim në drejtim të tij

Lojtari i Mançester Sitit, Benjamin Mendi, aktualisht ndodhet në burgun e meshkujve HMP Altcourse në Liverpul që nga 26 gusht pas dyshimeve për përdhunim dhe sulm seksual.

Në një seancë tjetër të mbajtur për këtë çështje, Mendi është akuzuar dhe për dy raste të tjera tentative përdhunimi. Zyrtari i gjykatës së Liverpulit në një prononcimin për ‘’Sky’’ ka bërë me dije se Mendi akuzohej për përdhunim në muajt korrik dhe gusht të këtij viti.

Ylli i Sitit tani duhet të përgjigjet për gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual. Në gusht ai u akuzua fillimisht për “vetëm” pesë vepra penale. Në seancën e së mërkurës nuk u bë asnjë kërkesë për lirim me kusht. Mendi do të paraqitet në gjykatë më 24 janar 2022.

Mend erdhi te Siti nga Monako në vitin 2017 për 57.5 milionë euro. Me trajnerin Pep Guardiola, mbrojtësi i krahut ka fituar tre herë Premier Ligën ndërsa u pezullua nga klubi pasi u akuzua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat