Nagelsmann i mbyll dyert portierit

Futboll

Nagelsmann i mbyll dyert portierit

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Nagelsmann i mbyll dyert portierit

Portieri gjerman, Alexander Nubel, është i huazuar te Monaco nga Bayerni deri në fund të sezonit.

Dëshira e tij është të kthehet sa më shpejt në Bavari dhe të marrë vendin e titullarit të portës, por jo si lojtar stoli.

Këtë e ka shprehur publikisht, por që nuk i ka tingëlluar mirë në vesh trajnerit të gjigantëve gjermane, Julian Nagelsmann. Ish-tekniku i Leipzigut ka prerë shpresat Nubelit, duke deklaruar se as që e mendon portën e skuadrës së tij pa Neuerin mes shtyllave:

“Më pëlqen kur lojtarët kanë besim dhe kërkesa për veten, por ne kemi portierin më të mirë në botë. Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk do ta nxjerr jashtë portës për aq kohë të jetë në formë.

Dje ai bëri një pritje fantastike në stërvitje. Nuk ka asnjë arsye për të menduar ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat