Dukagjini ia del në ‘Fadil Vokrri’, la pa fjalë Prishtinën

Futboll

Dukagjini ia del në ‘Fadil Vokrri’, la pa fjalë Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Dukagjini ia del në ‘Fadil Vokrri’, la pa fjalë Prishtinën

Dukagjini i Klinës kthehet me pikë të madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Klinasit ndahen baras (0:0) me Prishtinën, në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, realizon qëllimin, kthehen të pamposhtur nga Prishtina.

Nga ana tjetër, kryetrajneri Abdullah Ibrakoviq,  debuton me barazim në pankinën e Prishtinës.

Prishtina zë vendin e pestë me 18 pikë dhe ka 3 më shumë se Dukagjini që gjendet tre pozita më poshtë.

Me një fjalë, Dukagjini la pa fjalë Prishtinën e favorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat