Ferizaj vazhdon serinë fantastike,  merr pikë  në derbi me Vushtrrinë! 7 gola në Viti

Futboll

Ferizaj vazhdon serinë fantastike,  merr pikë  në derbi me Vushtrrinë! 7 gola në Viti

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:07
Ferizaj vazhdon serinë fantastike,  merr pikë  në derbi me Vushtrrinë! 7 gola në Viti

Ferizaj vazhdon me rezultate fantastike në Ligën e Parë të Kosovës.

Ferizaj barazon me rezultat 1:1 me Vushtrrinë, në derbin e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Vushtrria ishte si vendas, por hasi në telashe me ekipin që drejtohet nga Arbnor Morina.

Ferizaj pas shtatë fitoreve, sot arriti një pikë në Vushtrri.

Ferizaj kryeson renditjen me 24 pikë, ka 1 më shumë së Vushtrria në pozitën e dytë.

Shtatë gola në Viti në derbin vendas. Vitia ngadhënjeu me rezultat 4:3 ndaj Vllaznisë nga Pozhorani.

Vitia ngjitet në vend të nëntë me 10 pikë e Vllaznia është e 7-ta-ta me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat