Hasenhuttl në telashe për formacionin

Futboll

Hasenhuttl në telashe për formacionin

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Hasenhuttl në telashe për formacionin

Trajneri i Southampton, Ralf Hasenhuttl është në dilemë para transfertës ndaj Norwich, pasi të tre sulmuesit, Armando Broja, Che Adams dhe Adam Armstrong po kalojnë një moment mjaft të mirë, por vetëm dy prej tyre mund ta nisin nga minuta e parë.

Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri austriak, që duke folur për mediat angleze, është shprehur se po përpiqet që të menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme situatën, që të tre sulmuesit të mund të marrin sa më shumë minuta.

“Broja ka shënuar dy gola radhazi, në po kaq ndeshje si titullar dhe më pas erdhi ai dëmtim që ia ngadalësoi disi vrullin, por tani është rikuperuar.

Edhe dy sulmuesit e tjerë janë në formë mjaft të mirë, megjithatë është e rëndësishme që t’u japim të gjithëve mundësinë të luajnë. Kam qenë vetë sulmues dhe e di mirë sa e rëndësishme është të luash e të shënosh, për të rritur besimin.

Nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë ndaj Norëich, megjithatë dy prej të treve do të jenë në fushë nga minuta e parë dhe tjetri me siguri që do të marrë minuta në ndeshje e sipër”, u shpreh trajneri austriak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat