Arsenali mund të firmoste me Ronaldon... Çfarë thotë Wenger?

Futboll

Arsenali mund të firmoste me Ronaldon... Çfarë thotë Wenger?

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:56
Arsenali mund të firmoste me Ronaldon... Çfarë thotë Wenger?

Arsen Wenger është një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit. Karriera e tij lidhet më së shumti me Arsenalin, me të cilin fitoi shumë trofe, ku spikat kampionati i 2004 pa pësuar asnjë humbje. Megjithatë tekniku tregon një peng në karrierë lidhur me një prapaskenë merkatoje.

72 vjeçari tregon se në vitin 2003 Arsenali mund të firmoste me Ronaldon, por nuk u konkretizua.

“Ne e kishim Ronaldon në dorë. Kishim arritur akordin me lojtarin dhe Sporting Lisbonën. Duhet të ishim treguar më të shkathët sepse Junajtid bëri ofertë disa ditë para nesh. Kështu që më ka ngelur peng në karrierën time në fillim”.

Një tjetër operacion i dështuar merkatoje ishte në vitin 2016, ku Arsenali ishte në bisedime me Leiçesterin për Ngolo Kanten.

“Për Kanten në fakt jam interesuar që përpara se ai të shkonte tek Leiçester. Ai në atë kohë luante në Francë dhe drejtori sportiv i klubit ishte miku im.  Ai më tha që ta shikoja si lojtar sepse kishte cilësi, por nuk e mora seriozisht. Tani që e shoh më vjen keq sepse Kante është një lojtar i kalibrit botëror”.

Arsen Venger qëndroi në krye të Arsenalit për 22 vite, që nga 1996 dhe deri në 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat