Trepça ’89 kthehet me një pikë nga Brestoviku, kjo është renditja në Grupin A

Futboll

Trepça ’89 kthehet me një pikë nga Brestoviku, kjo është renditja në Grupin A

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Trepça ’89 kthehet me një pikë nga Brestoviku, kjo është renditja në Grupin A

Trepça ’89 kthehet me një pikë nga Brestoviku, duke barazuar me rezultat 1:1 me Onix, në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.

Një pikë e madhe për mitrovicasit që drejtohen nga trajneri Shpëtim Idrizi.

Trepça ’89 kryeson me 27 pikë, ka 6 më shumë se Onix e Vëllaznimi.

Grupi A

Vëllaznimi - Liria 0:3
Istogu - Drenasi 0:0
Rahoveci - A&N 3:1
Trepça - Besa 2:1
Onix - Trepça '89 1:1

Trepça '89 kryeson me 27 pikë, pasojnë Onix me 21, Vëllaznimi 21, Trepça 19, Liria 18, A&N 16, Drenasi 15, Rahoveci 14, Istogu 13 dhe Besa 8 pikë.  

Në javën e 14-të do të takohen: Liria - Rahoveci, Trepça '89 - Istogu, A&N - Onix, Drenasi - Trepça dhe Besa - Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat