Limani thotë se “Derbi i Anamoravës” vlen më shumë se tre pikë

Futboll

Limani thotë se “Derbi i Anamoravës” vlen më shumë se tre pikë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Ard Limani

Gjiroja e 15-të në Superligë do e sjellë “Derbin e Anomaravës” që pritet të jetë edhe më i “zjarrtë” se në të kaluarën.

Në prag të kësaj ndeshje që zhvillohet të mërkuren me fillim nga ora 15:00, kapiteni i Dritës, Ard Limani ka thënë se do tentojë t’i marrin pikët e plota.

Limani ka thënë se kjo ndeshje është shumë më e vlefshme se tre pikë.

“Inatet janë shtuar nga derbi i kaluar pasi që kemi humbur. Ne gjithqysh do të tentojmë ta rikthejmë fitoren, sepse përveç që i merr tri pika është edhe çështje krenarie në qytet. Në derbin e kaluar në momentin tona më të mira erdhi në shprehje mjeshtëria e Prognit, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë.

Në përballjen e së mërkures do të tentojmë që mos të shkaktojmë faulla të tillë sepse rreziku kryesor i Gjilanit vjen nga ndërprerjet, por ne kemi shumë ‘armë’ të cilat do t’i shfrytëzojmë ndaj tyre’,  tha numri pesë i “intelektualëve”.

Në këtë takim, favorit në letër është Gjilani për shkak të renditjes tabelare.

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi gjendet në vendin e parë në Superligë, me 25 piktë të grumbulluara, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Drita është një pozitë më poshtë, me pikë të njëjta, por me golaverazh më të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat