Maignan thyen rregullat mjekësore

Futboll

Maignan thyen rregullat mjekësore

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:09
Maignan thyen rregullat mjekësore

Pas humbjes së parë të sezonit në kampionat, e cila mbërriti në Firence, të shtunën, klima në Milanello nuk ishte më e mira dje. Padyshim që nuk ka vend për dramë, duke qenë se Milani është ende i pari në renditje, por humbja ndaj Fiorentinës dhemb.

Të mërkurën, kuqezinjtë rikthehen në fushë ndaj Atletico Madrid, në Champions, më pas Sassuolo do të mbërrijë në “San Siro” të dielën pasdite. Një ndeshje kjo, në të cilën mund të shohim surprizën e bujshme mes shtyllave të kuqezinjve.

Siç është raportuar këtë mëngjes nga “Corriere della Sera”, Mike Maignan është gati të kthehet në fushë dhe tashmë mund ta bëjë këtë qysh në ndeshjen në shtëpi kundër Sasuolos. Stafi mjekësor i Milanit ishte në gjendje ta reduktonte kohën e rikuperimit nga 10 në 6 javë pas operacionit në kyçin e dorës, që portieri francez kreu më 13 tetor.

Fjalën e fundit padyshim që do ta ketë Stefano Pioli, por kirurgët kanë dhënë “ok”, dhe ndaj ish-portieri i Lille synon të rikthehet në fushë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat