Champions, sot kryendeshjet mes Chelsea-Juve dhe Barcelona-Benfica

Futboll

Champions, sot kryendeshjet mes Chelsea-Juve dhe Barcelona-Benfica

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:30
Champions, sot kryendeshjet mes Chelsea-Juve dhe Barcelona-Benfica

Sot zhvillohet tetë ndeshjet e Champions League, të parafundit për këtë betejë europiane mes klubeve.

Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Champions League padyshim është ajo e cila do të luhet në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Juventusit dhe ajo ndërmjet Barcelonës dhe Benfikës në kuadër të raundit të 5 të fazës së grupeve.

Kjo është ndeshja e parë e Xavi Herndandez në përballjen e Champions, e për trajnerin e katalanasve lajmi i parë i mirë është rikthimi i sulmuesit Dembele.

Lajmi tjetër i mirë është rikthimi i Dest,i cili është i gatshëm për duelin me Benfikën. Pjesa tjetër e lojtarëve të grumbulluar janë ashtu siç pritej, pra të gjithë lojtarët në dispozicion përveç të lënduarve Pedri, Agüero, Braithwaite, Ansu Fati dhe Sergi Roberto.

Ndeshja cilësohet si vendimtare për katalanasit dhe iu duhen tre pikët, pasi gjenden në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Benfika në vendin e tretë me 4 pikë. Fitoren e vetme Benfika e arriti ndaj katalanasve. Në këtë grup ndeshja tjetër është ndërmjet Dinamo Kievit dhe Bajern Mynih. Gjermanët e kanë siguruar kualifikimin dhe janë me 12 pikë, duke i fituar të gjitha përballjet.

Ekipi i Allegrit ka siguruar tanimë kualifikimin, ndërsa “Blutë e Londrës” janë të parrezikuar në vendin e dytë. Vendasit do të synojnë një fitore sot, për të barazuar me pikë Juventusin dhe për të shpresuar ta mbyllin në vendin e parë.

Skuadrat pritet të rreshtohet në fushë me skemat e përhershme. Tuchel me 3-4-2-1, maja e sulmit e cila në mungesë të Lukakut dhe Havertz do të udhëhiqet nga gjermani Werner. Allegri në krahun tjetër pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën, 4-4-2, ku dyshja e sulmit do të plotësohet nga Morata dhe Kulusevski.

Sa i përket mungesave të dyja skuadrat janë të penalizuara. Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesit, Lukaku, Havertz dhe mesfushorin Kovacic. Allegri në krahun tjetër do të duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësit, Chiellini, Danilo dhe De Siglio, pa sulmuesit, Bernadescho dhe Dybala dhe pa mesfushorin Ramsey.

Statistikat:

Në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Chelse në Champions janë shënuar mesatarisht 2.5 gola.

Juventusi ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

“Blutë e Londrës” e kanë mbajtur portën e paprekur në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Champions, e gjithashtu kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet  e fundit. Malmo-Zenit është ndeshja tjetër e grupit H. Praktikisht Juve dhe Chelsea janë kualifikuar dhe se të dyja ekipet  luftojnë për vendin e parë.

Ndeshjet e sotme të Champions

Ora 18:45

Dinamo Kiev- Bajern

Villareal- Man Utd 

Në ora 20:45

Barcelona-Benfika

Chelsea-Juve

Lile- Salzburg

Malmo- Zenit

Sevilja-Wolfsburg

Yong Boys-Atalanta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat