Salah futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin

Futboll

Salah futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Salah futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin

Mohamed Salah do të futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpool verën e ardhshme, megjithatë, e ardhmja e egjiptianit mund të jetë sërish në “Anfield”. Sipas mediave angleze sulmuesi i ka ulur pretendimet e tij e tashmë do të pranonte një shifër më të ulët se 500 mijë paund në javë saç ishin pretendimet fillestare.

Diçka e tillë e ka bërë më të lehtë për Liverpool që tashmë duhet të bëjë hapa konkrete për ta kthyer egjiptianin në një faraon e ta bindë që të qëndrojë në Liverpool së paku dhe për disa vite të tjera.

29-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësiëhm nw skuadrën e Jurgen Klopp në vitet e fundit duke bindur me paraqitjet e tij e duke qenë një makineri golash. Trajneri gjerman normalisht nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e sulmuesit, i cili shihet në qendër të projektit edhe për sezonet e ardhshme.

Salah është një nga të preferuarit e tifozëve, ndërsa dhe vetë lojtari e ka pranuar se ndihet mirë nën fanellën e kuqe, ndaj janë të gjithë komponentët, që ai të vijojë lidhjen e tij me Liverpool, ku ka arritur që të bëjë mjaft mirë këtë sezon teksa ka shënuar 11 gola në 12 ndeshjet e Premier League.

Egjiptiani luan që nga viti 2017 te Liverpool, ku ka arritur të fitojë një titull kampion dhe një Champions league.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat