Griezmann flet pas humbjes së Atleticos nga Milani

Futboll

Griezmann flet pas humbjes së Atleticos nga Milani

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Griezmann flet pas humbjes së Atleticos nga Milani

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e ka pranuar se Milani luajti shumë më mirë se skuadra e tij në fitoren 1:0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie.

Kjo fitore, e cila ishte e para, e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

 “Ata na studiuan mirë neve. Plani i jonë për lojën nuk funksionoi. Milani ishte superior”, tha Griezmann.

Si pasojë e humbjes, Atletico Madridi tani është i fundit në Grupin B, me 4 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e parafundit.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e fundit në grup”, shtoi ai.  

Liverpooli e ka fituar grupin tashmë pasi i ka grumbulluar 15 pikë, pra maksimumin nga pesë ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me 5 pikë.

Atleticos i duhet ta mposhtë Porton patjetër për të kaluar tutje dhe të shpresojë se Milani nuk fiton ndaj Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat