Milan merr masat me dy të rinj

Futboll

Milan merr masat me dy të rinj

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Milan merr masat me dy të rinj

Milan do të provojë deri në fund të bindë Franck Kessie që të rinovojë kontratën që skadon në qershor, por ndërkohë po merr masat.

Si? Duke menduar që tani për një të ardhme pa mesfushorin afrikan.

Yacine Adli, 21-vjeç aktualisht te Bordeaux, është blerë tashmë dhe po zhvillon sezonin e fundit në Francë.

Tomaso Pobega është transferuar te Torino, por në verë do të kthehet në bazë.

Sipas Tuttosport,  janë të gjitha sinjale të qarta nga ana e Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat