Reprezentuesi i Kosovës, sërish shkëlqen në elitën e futbollit zviceran

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, sërish shkëlqen në elitën e futbollit zviceran

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Reprezentuesi i Kosovës, sërish shkëlqen në elitën e futbollit zviceran

Edon Zhegrova është në formën më të mirë, pas golit spektakolar me Baselin në Conference League, sonte asistoi në dy gola për Baselin. 

Baseli e mposhti me rezultat 3:1 Luzernin vendas.

Zhegrova asistoi në minutën e 3-të kur shënoi Arthur dhe në atë të 49-tën, në të cilën realizoi Petretta (49').  Palacios shënoi golin e tretë në minutën e 58-të. 

Çumiç shënoi në minutën e 90+1. 

Pajtim Kasami u aktivizua nga minuta e 59-të për Baselin. 

Zhegrova u zëvendësua në minutën e 59-të e Taulant Xhaka në atë të 77-tën. 

David Domgjoni luajti i plotë për Luzernin por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 47-të. 

Baseli është në vend të dytë me 29 pikë, me një ndeshje me pak e dy pikë me pak se lideri Zurich dhe Luzern në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat