Kupa e Kosovës/Ja rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të sotme

Futboll

Kupa e Kosovës/Ja rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të sotme

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:40
Foto

Kanë përfunduar pjesët e para në 11 ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Kupën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluar, skuadrat si Gjilani, Prishtina e Ballkani gjenden në epërsi kundër kundërshtarëve të tyre.

Pas pjesës së parë, Gjilani gjen vetën në epërsi minimale 1:0 kundër skuadrës A&N, kurse Prishtina është në avantazh prej 2:0 kundër Besa Pejës, ku me rezultat të njëjtë në avantazh është edhe Ballkani kundër Rahovecit.

Në anën tjetër, skuadra në formë Llapi është duke barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën nga Kamenica FC Kika.

Të gjitha rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës.

Ramiz Sadiku 0 – 0 Vushtrria

Feronikeli 0 – 0 Fushë Kosova

A&N 0 – 1 Gjilani

Drenica 1 – 0 Vllaznia

Besa Pejë 0 – 2 Prishtina

Malisheva 0 – 0 Istogu

Ulpiana 1 – 0 Vëllaznimi

Rahoveci 0 – 2 Ballkani

Trepça ’89 0 – 1 2 Korriku

Llapi 1 – 1 Kika

KF Prizreni 0 – 1 Onix

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat