Tuchel: Në fund kemi vjedhur tri pikë

Futboll

Tuchel: Në fund kemi vjedhur tri pikë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Tuchel: Në fund kemi vjedhur tri pikë

Chelsea ka marrë një fitore të vuajtur përballë Watfordit me rezultat 2:1, duke ruajtur kreun në Premier. Në fund të takimit trajneri gjerman, Thomas Tuchel, e ka pranuar se londinezët kanë pasur fatin me vete.

“Nuk kemi qenë Chelsea, nuk kemi qenë vetvetja. Nuk ishim aspak gati për këtë ndeshje. Ndoshta kam gabuar për të gjetur qasjen e duhur ndaj takimit. Nuk kemi qenë në gjendje të përballojmë presionin e Watfordit. Ata ishin gjithnjë një hap përpara nesh. Nuk është se nuk kemi krijuar raste, por në fund kemi marrë më shumë nga çfarë meritonim.

Ka qenë një fitore me shumë fat. Nuk dua të ndalem gjatë në këtë takim, pasi nuk është e zakonshme për ne të luajmë në këtë mënyrë. Unë mendoj se për herë të parë duhet ta pranojmë se kjo ishte një fitore me shumë fat.

Në fund kemi vjedhur tri pikë”, ka thënë Tuchel. Ai ka pranuar se shqetësimi kryesor i mbrëmjes mbetet dëmtimi i pësuar nga qendërmbrojtësi Çalobah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat